Përparim Rama: “Lule Gjelat” e paskan nis ditën me atë që e bëjnë më së miri – me shpifje

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj pretendimeve dhe publikimeve që, sipas tij, po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me të, shkruan Scanner.

Rama i ka cilësuar si “të pavërteta, të fabrikuara dhe të gërditshme” disa mesazhe të pretenduara në Snapchat, duke akuzuar kundërshtarët politikë për fabrikime dhe shpifje.

Ai ka kritikuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se, sipas tij, politika është degraduar në “linçime në Facebook” dhe përdorim të përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale.

Rama është ndalur edhe te pretendimet për lëndët e legalizimit, duke deklaruar se ato ndodhen në Drejtorinë e Kadastrit dhe Drejtorinë e Urbanizmit.
“Shfletojini krejt lëndët. Faqe për faqe! Pastaj dilni para të njëjtit opinion publik dhe kallxoni drejt.”

Në fund, Rama u ka bërë thirrje asamblistëve të VV-së që, së bashku me mediat e përmendura prej tij, t’i verifikojnë dokumentet dhe më pas të dalin publikisht me rezultatet.
Ai ka kërkuar gjithashtu që, nëse pretendimet ndaj tij rezultojnë të pabazuara, të kërkohet falje publike.

Postimi i plotë:

“Lule Gjelat” e paskan nis ditën me atë që e bëjnë më së miri me SHPIF!

Meqë shtetin e sollët në pikën zero dhe krejt luftën politike e degradut në falsifikime, fabrikime e gjuhë rrugaçësh, për hir të opinionit publik po i sqaroj dy gjëra.

E para, kam mendu që secili njeri me inteligjencë mesatare e kupton që ato mesazhe të ‘snapchat’ janë të fabrikume. Por, meqë paska nevojë me u thanë edhe publikisht, po ju them: janë të pavërteta, të fabrikuara dhe, për më tepër, të gërditshme!

Sinqerisht, ndjej keqardhje për Vetëvendosjen që ka mbet me bo politikë me Snapchat, me linçime në Facebook e me lajme të krijume prej inteligjencës artificiale. Kaq sa ju përket juve dhe politikës!

E dyta, lëndët e legalizimit për të cilat paskeni shpif janë krejt aty!

Ju bëj ftesë publike, krejt grupit të asamblistëve të VV-së, merreni me vete edhe KALLXO.com e KOHA.net, me të cilët po ju bashkon tendenca për me e diskreditu shtetin, kapuni për dore dhe shkoni në Drejtorinë e Kadastrit dhe në Drejtorinë e Urbanizmit.

Shfletojini krejt lëndët. Faqe për faqe!

Pastaj dilni para të njëjtit opinion publik dhe kallxoni drejt.

E kur faktet t’jua rrëzojnë fabrikimin, ju pres me dalë po kaq zëshëm edhe me kërku falje. Si guruja juaj nga Shqipëria që dje shpërndau lajme false për Time Kadrijajn dhe pastaj kërkoi falje!

Të ngjashme

Të fundit