Përparim Rama kërkon reagim qytetar: Shteti s’është agjenci turistike e Vetëvendosjes

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Qeveria në detyrë e Albin Kurti ndau 2 milionë euro për linjat ajrore ku udhëtojnë mërgimtarët në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Rama ka thënë se shteti nukë shtë agjenci turistike e Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se y është një akt i pastër abuzimi e fyerje e rëndë për çdo qytetar që punon, duke shtuar se qytetarët duhet të reagojnë fuqishëm /Gazeta Express.

Postimi i plotë:

SHTETI NUK ËSHTË AGJENCI TURISTIKE E VETËVENDOSJES!

Kjo nuk është as politikë sociale as përkrahje për diasporën, kjo është kapje brutale e shtetit për interesa partiake.

Të shpenzosh miliona nga buxheti i Kosovës për të financuar ardhjen e individëve vetëm që të votojnë për një parti, është një akt i pastër abuzimi me paranë publike dhe një fyerje e rëndë për çdo qytetar që jeton, punon dhe paguan taksa në Kosovë.

Ndërkohë që qytetarët përballen me varfëri, mungesë barnash, paga të ulëta, çmime të papërballueshme dhe ikje masive të rinisë, pushteti zgjedh që paratë e taksapaguesve ti shfrytëzojë për kalkulime elektorale.

Ky është degradim moral dhe institucional i shtetit!

Buxheti i shtetit nuk është pronë private e askujt. Kush përdor paranë e qytetarëve për interesa elektorale, nuk po i shërben demokracisë po e shkatërron atë, po e kthen ne autokraci.

Ky është momenti kur qytetarët duhet të reagojnë fuqishëm kundër arrogancës së pushtetit dhe kundër çdo tentimi për ta kthyer shtetin në makineri partiake. Demokracia nuk mbahet me bileta avioni të paguara nga taksat e popullit, por me përgjegjësi, drejtësi, zhvillim dhe respekt ndaj qytetarit.

 

Të ngjashme

Të fundit