Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas skandalit në Klinikën e Pediatrisë, duke ndarë fotografi nga Pediatria në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në kryeqytet.
Përmes publikimit, Rama ka treguar kushtet brenda objektit, duke theksuar se investimet në shëndetësinë primare kanë krijuar hapësira moderne dhe funksionale për qytetarët.
“Kur punohet për qytetarët e jo për pushtet, ndryshimi nuk ka nevojë për fjalë. Ai shihet në çdo shërbim dhe përjetohet nga çdo familje që hyn në këto hapësira në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet. Ky është standardi që ndërtojmë në Kryeqytet – institucione publike moderne, funksionale dhe në shërbim të secilit qytetar”, ka shkruar Rama.
Me këtë reagim, ai ka vënë në pah kushtet që ofrohen në QKMF, duke publikuar fotografi nga ambientet e Pediatrisë për të ilustruar standardin e shërbimeve që, sipas tij, duhet të kenë qytetarët.






