Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas koalicionit që arriti me PDK’në, ka filluar ndryshimin e strukturave nëpër drejtori.
Nga ky koalicion është prekur edhe pozita e drejtorit të Arsimit, Samir Shahini. Ky i fundit me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se mandati i tij ka përfunduar sot.
“Të nderuar qytetarë, kolegë drejtora, mësimdhënës e staf të shkollave, të respektuar prindër e të dashur nxënës. Me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, mandati im si Drejtor i Arsimit përfundon këtu. Një gjë dua ta them qartë: puna që kemi nisur nuk ishte e zakonshme dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë”, ka shkruar ai.
Mos e ulni standardin. Mos e ndalni ritmin. Sepse në fund, nuk është çështje mandati. Është çështje e së ardhmes së fëmijëve tanë”, ka thënë në fund Shahini. /Insajderi.org/






