“Hiqeni qafe në çfarëdo mënyre”, Prokuroria hap rast ndaj Baton Haxhiut

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu është intervistuar sot nga dy hetues në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, lidhur me një deklaratë të bërë rreth një javë më parë në emisionin Pressing në T7.

Në një opinion të shpërndarë tek Gazeta Express, Haxhiu ka thënë se intervistimi ishte autorizuar nga prokurori Arianit Salihu, duke e cilësuar këtë si shndërrim të një analize politike në çështje procedurale.

Gazetari Haxhiu bëri të ditur se sot është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

Sot nuk pashë vetëm një procedurë, por një keqkuptim që ka marrë formë institucionale”, shkruan Haxhiu.

Në paraqitjen e tij në Pressing në T7, ai kishte deklaruar se qytetarët duhet “ta heqin qafe” kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke zgjedhur mes dy opsioneve: ose t’i japin 80 mandate në Kuvend, ose ta largojnë nga qeverisja.

“Ne kemi humbur shumë në këtë vend dhe vazhdojmë të merremi me procedura, gjë që është për të ardhur keq. Qytetarët duhet të përgatiten për dy alternativa: ose t’i japin atij 80 vota, ose të tregojnë se nuk është i gatshëm për të qeverisur, sepse kjo situatë nuk ka më kuptim”, kishte deklaruar ai.

Nëse kjo mënyrë të lexuari bëhet standard, atëherë nuk kemi më problem me një deklaratë, por me vetë hapësirën e mendimit të lirë. Dhe kjo është ajo që e bën këtë rast një precedent të rrezikshëm”, ka thënë më tej Haxhiu në opinion.

Të ngjashme

Të fundit