Më shumë se 20 lumenj kanë dalë nga shtrati në Itali, duke lënë nëntë njerëz të vdekur dhe duke detyruar 13,000 të largohen nga shtëpitë e tyre.
Siç raporton BBC, rreth 280 rrëshqitje dheu ndodhën dhe u urdhëruan evakuime të tjera gjatë natës.
Zjarrfikësit ndihmuan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë një grua 97-vjeçare të cilës iu desh të dilte nga dhoma e saj e gjumit me një gomone.
“Ne kemi pasur përmbytje më parë, por kurrë nuk ka qenë kaq e keqe me sa mbaj mend,” tha Lamieri, 74 vjeç, ndërsa largonte baltën nga bodrumi i tij, ku djali i tij ruan produkte për t’i shitur në dyqanin që ai drejton në qendër”.
Tutje thuhet se operacionet e shpëtimit kanë rezultuar të vështira sepse shumë rrugë janë përmbytur dhe shumë qytete kanë mbetur pa energji elektrike.