14.2 C
New York
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

Përkujtohen dëshmorët të rënë të rampa në Drenas, Enver e Shani Morina dhe Sahit Shala si dhe Haradin Bala

- Advertisement -

Më rastin e shënimit të 34 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala, të rënë në demonstratat e vitit 1990, nënkryetari i komunës, Arben Shala me bashkëpunëtor, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në vendin e rënies së tyre, ku janë edhe pllakat përkujtimore, tek vendi i quajtur “të rampa” në Drenas.

Nënkryetari Shala së bashku me bashkëpunëtor, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule edhe në Kompleksin Memorial në Kleqkë pranë varrit të Haradin Balës, ku kanë kujtuar luftëtarin e lirisë me rastin e 6 vjetorit të shkuarjes në amshim.

Me 31 Janar të vitit 1990 tek vendi i ashtuquajtur “të rampa”, në demonstratat e organizuara nga shumë qytetarë të komunës së Drenasit, forcat serbe vranë, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shalën, ndërsa plagosën 27 protestues të tjerë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit