Përkrahje për ish-krerët e UÇK-së edhe nga familjarët e heroit Afrim Bunjakut, veshin bluzat “Jo në emrin tim”

- Advertisement -

Familjarët e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, kanë filluar të presin mysafirë në shtëpinë e tyre në Samadrexhë të Vushtrrisë, me rastin e trevjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Dy djemtë e tij, Fatlum dhe Jetlum Bunjaku, si dhe familjarë të tjerë, janë parë të veshur me bluza me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, gjatë një sulmi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit