15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Përkrahësit e LVV-së kërcënojnë djalin e dëshmorit që nuk u pranua në KEK

- Advertisement -

Patriot Ibrahimi, djali i dëshmorit, ka reaguar para disa dite se ai nuk u pranua në pozitën e zjarrëfikësit në Korporatën Energjetike të Kosovës, megjithëse ai kishte pikë të mjaftueshme.

Patriot Ibrahimi, i cili është djali i dëshmorit Halim Ubrahimi nga fshati Kozhnicë në Skënderaj, kishte shkruar se në testin me shkrim kishte marrë 70 pikë dhe pas intervistës kur ishin mbledhur pikët nga dy testet, atij në fund i kanë dalë vetëm 54.1 të tilla.

Ai tha se mashtrimi i ishte bërë në testin me intervistë fizikisht, pasi në fillim mori pikët nga testi me shkrim dhe më pas vetëm pikët në total, por, jo pikët e intervistës. Ai gjithashtu pati treguar se në vend të tij në listën e të pranuarve figuron, Albinot Bërbatovci, personi i afërt me VV-në e që përpos kësaj, Bërbatovcin nuk do ta lënë të vetëm familjarët, pasi tre antarë janë të punësuar gjithashtu në KEK.

Mirëpo Patriotit po i nxjerr telashe kjo pasi që ka filluar të marrë kërcënime.

Në profilin e tij në Facebook, ka treguar se është kërcënuar i cili edhe ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të merren me rastin e tij.

Sic e ka publikuar Ibrahimi shihet komenti kërcënues që i është bërë, nga një faqe me fotografi të Albin Kurtit dhe me emër Bahri Berisha.

“Nisin kërcenimet e të pranuarve ne kek , por si gjithë herë duke besuar në institucionet e Kosovës: Kërkoi nga Policia e Kosovës edhe Prokuroria e Republikes së Kosovës që të merren më këtë rast” ka shkruar Patriot Ibrahimi.

Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës dje ka dalë me një sqarim.

Në sqarimin e dërguar mediave, KEK thotë se është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.

Aty potencohet  se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit./Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit