8.1 C
New York
Friday, March 28, 2025

Buy now

Përkeqësohet bilanci tregtar: 1 miliard euro importe dhe vetëm 127 milionë eksporte në 2025

- Advertisement -
Kosova po përballet me një përkeqësim të mëtejmë të bilancit të saj tregtar në fillim të vitit 2025, teksa eksportet në janar dhe shkurt shënuan rënie krahasuar me muajt e njëjtë të vitit paraprak.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë një rritje të deficitit tregtar dhe një rënie të eksporteve.

Në muajin janar 2025, deficiti tregtar i Kosovës arriti në 414,1 milionë euro, një rritje prej 29,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të publikuara, eksportet e Kosovës për këtë muaj ishin vetëm 59,7 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 1,1 për qind.

Ndërsa importet u rritën në mënyrë të ndjeshme, duke arritur vlerën e 473,8 milionë eurove, një rritje prej 24,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Tendenca rritëse e deficitit tregtar vazhdoi edhe në muajin shkurt, ku ai arriti në 451,4 milionë euro, një rritje prej 13,6 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2024.

Eksportet u tkurrën me 4,3 për qind, duke u ulur në 67,3 milionë euro, ndërsa importet arritën 518,6 milionë euro, një rritje prej 10,9% për qind.

INDIKATORI VLERA (JANAR-SHKURT 2025)
Eksportet 127 milionë euro
Importet 992.4 milionë euro
Burimi: ASK

Çekuilibri masiv tregtar

Deficiti tregtar kumulativ i Kosovës në katër vitet e fundit nuk përbën thjesht një statistikë – qëndron si përgenjështures i suksesit të shumëtrumbetuar nga kreu i qeverisë: 19 miliardë euro disbalancë tregtare në katër vjet.

Bilanci tregtar, që tregon diferencën mes vlerës së produkteve të eksportuara dhe atyre të importuara, pasqyron një trend të frikshëm: një thellim alarmues të deficitit tregtar, me eksportet që ndonëse paten një rritje impresive në vitin 2022, mbeten të zbehta në vitet pasuese. Importet në anën tjetër, u rriten eksponencialisht.

Periudha Eksportet (FOB) Importet (CIF) Bilanci tregtar Përqindja e mbulimit
2021 755,726 4,684,198 -3,928,472 16.1%
2022 920,405 5,639,393 -4,718,989 16.3%
2023 863,141 5,917,027 -5,053,886 14.6%
2024 941,250 6,332,896 -5,391,646 14.9%
Totali 3,480,522 22,573,514 -19,092,993 15.48% (mesatare)

Në vitin 2021, Kosova eksportoi mallra me vlerë 755.7 milionë euro, ndërsa importet tejkaluan 4.68 miliardë euro, duke prodhuar një deficit prej -3.92 miliardë eurosh. Kjo disbalancë u thellua ndjeshëm në vitet pasuese.

Ndonëse viti 2022 shënoi një rritje të eksporteve në 920.4 milionë euro, ky momentum pozitiv u zbeh në vitin 2023, kur eksportet ranë në 863.1 milionë euro.

Ndërkaq, importet vazhduan trendin e tyre rritës, duke arritur 5.91 miliardë euro. Deficiti tregtar i vitit 2023 u thellua në 5.05 miliardë euro.

Trendi i thellimit të defictit tregtar vijoi edhe në vitin 2024. Eksportet arritën një nivel paksa më të lartë, prej 941.2 milionë eurosh, ndërsa importet tejkaluan 6.33 miliardë euro, duke sjellë një deficit rekord prej 5.39 miliardë eurosh.

Në shumë paraqitje në fillim të mandatit, Kurti zotohej se qeveria do ta transformojë Kosovën në një vend me fokus në rritjen e eksporteve.

Një bum i shkurtër pas pandemisë u vu re në vitin 2022, me eksportet që arritën kulmin prej 920.4 milionë eurosh.

Megjithatë, në vitet pasuese eksportet nuk shënuan ndonjë rritje domethënëse dhe deri në fund të vitit 2024, ato ishin vetëm pak mbi nivelin e vitit 2021.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit