13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Përgatitjet për vitin e ri shkollor, Shala: Po mungon dialogu i SBAShK-ut me Ministrinë e Arsimit

- Advertisement -

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, ka deklaruar se është duke munguar dialogu në mes të kësaj sindikate dhe Ministrisë së Arsimit.

Sipas saj, janë paraqitur shumë probleme me mënyrën e sigurimit të teksteve shkollore.

“Është duke munguar dialogu në mes të SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit me qëllim të paraqitjes së kërkesave legjitime për mësimdhënësit, të cilët i kanë dhe i marrim ne nga zëri i tyre. Pastaj ka edhe shumë probleme të tjera”, tha ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, tha se si sindikatë kanë pakënaqësi për licencë të avancuar, për ngritje të koeficientit, dhe sidomos për kushtet e punës nëpër shkolla.

“Urojmë që nxënësit të jenë të pajisur me tekste mësimore në fillim të vitit të shkollor. Gjithashtu, ka edhe pakënaqësi të tjera, kemi rastin e mësimdhënësve, të cilët kanë aplikuar për licencë të avancuar dhe ne kërkojmë nga Ministria e Arsimit që sa më parë të fillojnë me vlerësimin e mësimdhënësve. Gjithashtu, pakënaqësi ka edhe për ngritje të koeficientit që është kërkesë e jona të bëhet një ngritje prej 30 për qind. E për kushte të punës mos të flasim ku akoma shumë shkolla të Kosovës janë duke punuar vetëm me shkumës dhe shpuzë”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mësimor.

“Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka shkruar ajo dje në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit