Përfundon ndeshja, Spanja “shkatërron” Arabinë Saudite

- Advertisement -

Spanja shënoi fitoren e parë në Botëror pasi mposhti Arabinë Saudite me rezultatin 4-0 në ndeshjen e dytë të Grupit H të Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja spanjolle e zhbllokoi sfidën me Lamine Yamal, ndërsa Mikel Oyarzabal ishte protagonisti kryesor me dy gola. Fitorja u vulos nga autogoli i Hassan Tambakti në pjesën e dytë.

Me këtë sukses, Spanja ngjitet në krye të Grupit H me katër pikë, ndërsa pret rezultatin e përballjes mes Uruguait dhe Kepit të Gjelbër (Cape Verde), që mund të ndikojë në renditjen e grupit.

Të ngjashme

Të fundit