28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Përfundojnë punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë

- Advertisement -

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka njoftuar se kanë përfunduar punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Sipas ministrit, tani ka një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës

“Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha. Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend”, tha Çeku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit