15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Drenas

- Advertisement -

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sot në Drenas.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Shaban Shala”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, teksa është theksuar se si pasojë e këtij zjarri nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Shaban Shala në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo gjithashtu tha se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit