Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi Rusinë kundër përshkallëzimit bazuar në pretendimet e rreme se Ukraina do të përdorë një ‘bombë të pistë’ në territorin e saj.
“Rusia tani pretendon në mënyrë të rreme Ukraina po përgatitet të përdorë një ‘bombë të pistë’ në territorin e saj. Aleatët e NATO-s kanë hedhur poshtë pretendimet.
Nga Siria në Ukrainë. Rusia nuk duhet të përdorë pretekste të rreme për përshkallëzim të mëtejshëm. Bota po vëzhgon nga afër”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s vuri në dukje se lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës ishte në një moment kyç tani.
Presidenti Putin po i përgjigjet dështimeve të tij në fushën e betejës me më shumë agresion, sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile të energjisë, sulmeve me dronë dhe me raketa në zonat e banuara.