8.1 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u takua me Erdoganin, diskutuan edhe për sigurinë në Kosovë

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takuar dje me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për sigurinë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga NATO theksohet se Rutte e ka përgëzuar Turqinë për përfundimin me sukses të Komandës së KFOR-it, duke shtuar se kontributi i vazhdueshëm i Turqisë me trupa është vendimtar për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë në gjithë Kosovën.

“Z. Rutte përgëzoi gjithashtu Turqinë për përfundimin me sukses të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke deklaruar se “kontributi juaj i vazhdueshëm me trupa është vendimtar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e  NATO-s.

Rutte udhëtoi drejt Turqisë pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit