Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon shpërfaqja e pakënaqësive lidhur me rezultatin që shënoi kjo parti në zgjedhjet e djeshme.
Florian Dushi, Kryetar i Degës së Dytë të LDK’së në Prishtinë, ka kërkuar përgjegjësi, teksa ka thënë se nuk duhet të duken si të lumtur me renditjen si parti e tretë.
“…ne duhet të vazhdojmë të punojmë, por edhe të kërkojmë përgjegjësi aty ku ajo duhet të ekzistojë, sepse asnjë interpretim kreativ i shifrave nuk duhet të na bëjë të dukemi të lumtur me pozitën e tretë të LDK-së”, ka shkruar Dushi.

Dushi njihet si i afërt me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, krah të cilit ishte rreshtuar pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, në raport me zhvillimet e brendshme në LDK.
Edhe kandidati për deputet, Bekim Gashi, që është kryetar i nëndegës në Hajvali dhe i afërt poashtu me Ramën, ka bërë thirrje mbrëmë për reflektim dhe përgjegjësi pas rezultatit.
“Ka ardhur koha për reflektim. Gabimet duhen pranuar, ndërsa përgjegjësia duhet marrë”, ka shkruar Gashi.
Përveç tyre, edhe kandidati për deputet Arben Gashi duartrokiti një deklaratë ku bëhej thirrje për ndryshim lidershipi.






