17.1 C
New York
Tuesday, April 29, 2025

Buy now

Për qytetarët në veri s’ka ngritje të çmimit të rrymës, Shala i PDK-së: Ky është sovraniteti energjetik i qeverisë Kurti!

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Shala ka thënë se Albin Kurti ka ndarë qytetarët e Kosovës në dy tregje energjetike, ku qytetarët në veri të vendit nuk do të prekën nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e rrymës prej 16.1 për qind.

Në këtë kontekst, Shala ka thënë se një veprim i tillë është i kundërligjshëm.

“Zyrtarisht, z. Kurti, me marrëveshjen për energjinë pas katër vite negociata me elektrotroserverin i ndau qytetarët e Kosovës në dy tregje të ndryshme energjetike. Pra , thënë thjeshtë për qytetarët, pjesa veriore e Kosovës për qytetarët atje nuk do të ketë ngritje të tarifave të energjisë siç po ndodhë me pjesën tjetër të Kosovës rritja me 16.1%. Ky është sovraniteti energjetik i qeverisë Kurti! Sovranitet të tillë, improvizues popullist e ke pothuajse në shumë sektorë të ekonomisë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Postimi i plotë:

ZRrE, është institucion i pavarur, rregullator i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës për të kryer mandatin në tërë territorin e Kosovës.

Andaj ndarja e qytetarëve në kategori e regjione veçanërisht në këtë mandat qeverisës, në theks të veçantë veri dhe jug, është antiligjore, është pabarazi qytetare.

Kjo ndodhë në qeverisjen e z. Kurti, ku një pjesë e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë në treg të rregulluar energjetik dhe u ngritet çmimi i energjisë tri herë për katër vite. Ndërkaq pjesës tjetër të qytetarëve që janë në treg të derregulluar energjetik, në veri të Kosovës, nuk kanë rritje të çmimit të energjisë.

Zyrtarisht, z. Kurti, me marrëveshjen për energjinë pas katër vite negociata me Elektrotroserverin i ndau qytetarët e Kosovës në dy tregje të ndryshme energjetike.

Pra , thënë thjeshtë për qytetarët, pjesa veriore e Kosovës për qytetarët atje nuk do të ketë ngritje të tarifave të energjisë siç po ndodhë me pjesën tjetër të Kosovës rritja me 16.1%.
Ky është sovraniteti energjetik i qeverisë Kurti!

Sovranitet të tillë, improvizues popullist e ke pothuajse në shumë sektorë të ekonomisë.
Nuk është e rastësishme zvarritja e formimit të institucioneve!

Të ngjashme

Të fundit