11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

“Për ju moda është të dilni zhveshur”, Kiara Tito u përgjigjet kritikave për stilin e saj

- Advertisement -

Kiara Tito është njëra ndër moderatoret më të komentuata për stilin e saj të veshjes.

Madje ajo komentohet për faktin se guxon shumë me zhveshjen.

Ajo ka prezantuar emisione lidhur me stilin e jetesës dhe së fundi është prezantuese e “Style Star”, format që ka pikën kyçe stilin.

Këtë sezon Kiara është shfaqur me një stil shumë sensual shpesh edhe ekstravagante.

Dhe kjo gjë nuk pëlqehet shumë nga ndjekësit mesa duket. Në puntatën e fundit, Kiara kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me disa të çara në pjesën e sipërme që nxirrte në pah gjithë format e moderatores.

Moderatorja është kritikuar shumë për këtë veshje, dhe e kanë shtyrë të reagojë edhe atë.

Ajo ka ndarë në Instastory një koment ku shkruhet: Sa keq je veshur o prezantuese. Për të mos thënë e zhveshur.

Kiara shkruan: 1 në 100 komente që po lexoja. Vërtetë akoma në 2022 komentohet gjatësia e një fustani? Për më tepër në një emision mode. Nuk kam koment.

Ndërkohë, Kiara është mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj sentimentale dhe publiku di shumë pak për të. Lidhja e vetme e dashurisë të cilën në fakt Kiara nuk e ka pranuar kurrë publikisht ka qenë ajo me Butrint Imerin, e përfolur gjatë në mediat rozë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit