23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Për herë të tretë në karrierë, Juventus shfaq interes pë Morata

- Advertisement -

Me Arkadiusz Milik që pritet të jetë jashtë fushave për gjashtë javë, “Tuttosport” ka raportuar se Juventusi mund të tentojë sërish për sulmuesin e Atletico Madrid, Alvaro Morata.

Milik ishte detyruar të tërhiqet nga ekipi i Polonisë për Euro 2024, pasi pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes miqësore me Ukrainën.

Ai pësoi një lëndim në menisk dhe do të detyrohet t’i nënshtrohet operimit gjatë ditëve në vazhdim, diçka që do ta lë atë jashtë fushave për të paktën gjashtë javë.

Edhe pse Milik pritet të rikthehet për startin e sezonit të ardhshëm, Juventusi ende po synon transferimin e Morata në atë që do të ishte periudha e tij e tretë në Torino.

Kontrata e tij me Atletico Madridin skadon në qershor të vitit 2026 dhe “Tuttosport” paralajmëron se nëse ai bën kalimin në Serie A, duhet të pranojë një ulje të pagës.

Nuk është hera e parë që Morata është lidhur me një rikthim tek “Zonja e Vjetër” dhe ai kurrë nuk e kishte përjashtuar këtë opsion, pasi i përshtatet atij dhe familjes së tij, pasi është i martuar me një grua italiane.

Morata pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjet e Euro 2024 me fanellën e Spanjës, të cilët janë të pozicionuar në grupin B së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit