28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Gundogan te Galatasaray? Trajneri i klubit turk tregon të vërtetën

- Advertisement -

Në radhët e Galatasarayt kishin nisur të ëndërronin për prezencën në skuadër të Ilkay Gundogan sezonin e ardhshëm. Megjithatë, për të ulur euforinë e tifozëve dhe ambientit mendon trajneri i kampionëve të Turqisë, Okan Buruk.

Ky i fundit theksoi se mesfushori do të qëndrojë të paktën edhe për një tjetër sezon në Spanjë te Barcelona.

“Gundogan do të qëndrojë te Barcelona. Të gjithë trajnerët do të donin që të kishin në skuadër një lojtar si ai, por unë di që Gundogan do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe për një tjetër sezon.

Bëhet fjalë për një lojtar të nivelit shumë të lartë teknik, por ka gjithashtu edhe shumë personalitet dhe karakter në fushë. e sigurt që do të qëndrojë edhe për një vit te Barcelona”, u shpreh Buruk.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit