12.8 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Për Demi Moore mosha është thjesht një numër! 61-vjeçarja më në formë së kurrë

- Advertisement -

Demi Moore ka shkëlqyer në setin e fundit fotografik të “The Frankie Shop”, në të cilin ka treguar format e saj të mrekullueshme trupore.

Në dy prej fotografive, ylli i “About Last Night”, 61-vjeçe, është veshur me një kostum të gjërë pa mëngë, i cili tregon busin e bukur të saj.

Në një tjetër foto, Moore shihet e veshur me një kostum me vija, teksa është shtrirë me kurriz, ndërkohë që flokët e gjatë i varen nga pas. Të dyja veshjet, aktorja i ka shoqëruar me një palë çizme të zeza.

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja e njohur Demi Moore ka treguar së fundmi se si është të kujdesesh për dikë që ka demencë mes betejës së ish-bashkëshortit të saj Bruce Willis. Willis u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022, pasi u diagnostikua me afazi. Në shkurt 2023, Moore dhe familja e tij zbuluan më tej se gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe se ai ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale.

“Çfarë mesazhi keni për njerëzit atje jashtë që kanë anëtarë të familjes me demencë? Kush mund të kujdeset për ta?”-e pyeti Andi Cohen aktoren në emisionin e tij SiriusXM “Radio Andy”. Moore u përgjigj: “Mendoj se gjëja më e rëndësishme që mund të ndaj është vetëm t’i kuptojmë. Kur bëni paqe me faktin që ato nuk janë më personat që kanë qenë, atëherë mund të qëndroni vërtet në të tashmen dhe të merrni gëzimin dhe dashurinë që është e pranishme”.

Aktorja e Elmo’s Fire dhe vajzat e saj, të cilat i ndan me Willis kanë qëndruar pranë aktorit të “Die Hard” që kur diagnoza e tij u bë publike. Willis dhe bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis janë gjithashtu prindër të vajzave, Mabel  dhe Evelyn. Bruce i cili kohët e fundit luajti në filma artistikë me buxhet të ulët, pati një aksident gjatë xhirimit të një filmi të Antoine Fuqua, një prodhim filmash lufte në vitin 2003 dhe kjo mund të ketë qenë shkaku i afazisë së tij. Rikujtojmë, se ylli i Hollywood-it, ka vendosur të rishkruajë testamentin e tij dhe të heqë dorë nga ish-bashkëshortja Demi Moore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit