Pas konfirmimit se Bernardo Silva do të largohet nga “Etihad” më 30 qershor, Manchester City ka nisur kërkimin për zëvendësuesin e tij.
Sipas mediave britanike, emri i përzgjedhur nga Pep Guardiola është Ibrahim Maza, fantazisti 20-vjeçar i Bayer Leverkusenit.
Talenti algjerian pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll për shkak të shkathtësisë dhe vizionit në fushë.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Maza ka kontratë deri në vitin 2030 dhe është në radarin e klubeve si Barcelona dhe Atletico Madridi.






