Një incident ka ndodhur sot rreth orës 2:20 të mëngjesit në Haxhaj të Rugovës në Pejë.
Dyshohet se atje është plagosur aksidentalisht një person, njofton KlanKosova.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, teksa më vonë policia pritet të jap detaje rreth rastit.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore nga arma e zjarrit, teksa fillimisht është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës, e më pas në QKUK.
Organet e rendit po i marrin masat e nevojshme për ta zbardhur rastin.