Analisti politik, Lulzim Peci në emisionin “Click” tha se emisari për dialogun, Peter Sorensen në Kosovë ka ardhur për punë. Ai nuk e përjashtoi mundësinë se po punohet në drejtim për një takim të mundshëm në maj mes Kurtit e Vuçiqit.
“Mirëpo jemi në një momentum interesant për Kosovën edhe i mirë, sepse yjet ndërkombëtare për neve kanë filluar me shku në drejtim të mbarë e për Serbinë në drejtim të keq, sepse Serbia tani është goxha në një presion të madh prej Perëndimit, pikësëpari për shkak të qeverisjes së brendshme e dyta ka të bëjë për marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe Kinën, edhe tash yjet janë kah shkojnë në atë drejtim që Serbia është duke u dobësuar, ka edhe presion të SHBA-së, e në anën tjetër Kosovës janë duke iu rregulluar yjet e duhet me ditë këto yjet kur janë të rregulluara si me nxjerrë maksimumin”, tha Peci.
Ai shtoi se nëse nuk ka lidership politik mund të humbet ky momentum i favorshëm.
“Momentalisht jo (s’ka lidership) sepse nuk po mundemi një president me zgjedh”, tha ai.
Megjithatë, Peci u shpreh optimist se në momentin e fundit do të kapet ky momentum.






