Bashkëkryetari i GUXO-s, Faton Peci e ka dhënë një “këshillë” për ish-anëtarët e kësaj partie që iu bashkuan Vjosa Osmanit.
Në DPT te Fidani, Peci u ka kërkuar atyre që “mos ta helmojnë gjuhën” dhe “mos t’i japin zor”.
“Mos e helmoni gjuhën, mos e helmoni diskursin, nuk e vlerëson qytetaria e Kosovës, gjuha është te tuli, por di me vra më shumë se plumi. Këshilla jem është mos i jepni zor shumë në fushatë, mos ta kontaminojnë gjuhën politike…”, ka thënë ai






