Analisti Lulzim Peci, ka vlerësuar se i vetmi kombinim që do të arrinte ta zgjidhte presidentin është koalicioni LVV–PDK.
“I vetmi kombinim që mundet me e jep edhe presidentin është me PDK-në, s’ka asnjë tjetër, asnjë kombinim valid nuk ka. Në anën tjetër, LVV-ja nuk mundet me sulmu PDK-në edhe partitë e tjera derisa i thirr me bashkëpunu në takim edhe me i thanë: hajde po merremi vesh me i kriju institucionet”, ka thënë Peci në emisionin Click në RTV21.






