Nimani: VV synon zvarritjen e krijimit të institucioneve që në zgjedhje të shkohet sa më vonë

- Advertisement -

Politikani Artan Nimani, deklaroi se, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka qëllim formimin e institucioneve të reja.

Sipas tij, qëllim i VV-së është zvarritja e proceseve për krijimin e institucioneve, “me qëllim të shkuarjes sa më vonë në zgjedhje”.

“Vet fakti që kaluan më shumë se një muaj e gjysmë dhe nuk ka pasur asnjë lëvizje institucionale për caktimin e konstituimit të Kuvendit, kjo të lë të kuptosh që Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar të zvarrisë deri në limitet e fundit proceset e krijimit të institucioneve me qëllim të shkuarjes në zgjedhje sa më vonë që është mundshme, në vjeshtë apo në fillim të dimrit”, u shpreh Nimani në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit