Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot rreshterin Afrim Bunjaku, në 3-vjetorin e rënies së tij në Banjskë.
Përmes një postimi, PDK-ja ka nderuar figurën e Bunjakut, i cili u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë, derisa ishte në krye të detyrës.
“E përjetshme qoftë lavdia për Heroin Afrim Bunjaku!”, ka shkruar PDK-ja.
Në mesazhin e saj, partia e ka cilësuar Bunjakun si “Heroin e Kosovës”, duke theksuar se sakrifica e tij përfaqëson guximin, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun.
“Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë”, thuhet në postim.






