18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

PDK në mërgatë: U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës në Francë, Sami Islami zgjedhet kryetar

- Advertisement -

Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për Francë, ku kryetar u zgjodh aktivisti dhe afaristi i shquar, Sami Islami.

Këtë kuvend e përcollën nga afër nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në mërgatë, njëherit deputeti Elmi Reçica, si dhe deputetët Blerta Deliu-Kodra e Rashit Qalaj.

Reçica, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se organizimi i PDK-së në mërgatë përveç që i bënë bashkë qytetarët dhe krijon kohezion shoqëror, është në shërbim të avancimit të rolit të tyre brenda e jashtë kufijve të Kosovës.

“Përgëzoj dhe uroj të gjithë aktivistët e partisë në shtetin e Francës të cilët me punën e tyre mundësuan një organizimin të tillë fantastik. Nga sot, nuk përfundon por po fillon një mision shumë patriotik e fisnik: misioni për ta bërë Partinë Demokratike të Kosovës subjektin më të madh politik të shqiptarëve në Francë, dhe ky mision është edhe për ta bërë PDK-në subjektin e parë në Mërgatë dhe në Kosovë”, ka shkruar Reçica.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit