PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës “shpreh indinjatën e saj për shtyrjen e radhës së shpalljes së aktgjykimit në rastin kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi gjyqësor disa vjeçar, kjo nuk është më një vonesë procedurale, por një zvarritje e pajustifikueshme që cenon besimin në drejtësi dhe rëndon padrejtësisht mbi ish-udhëheqësit e UÇK-së, familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Ndër të tjera në reagim thuhet se “Partia Demokratike e Kosovës kërkon përfundimin e kësaj padrejtësie shumëvjeçare dhe pret që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë që ish-udhëheqësit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, pranë familjeve dhe qytetarëve të vendit”.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit