Grupi Parlamentar i PDK-së sërish ka mbajtur aktivitet përpara objektit të qeverisë.
Aktivitetit të sotëm iu bashkuan asamblistët e kësaj partie nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës, bashkë me pjesëtarë dhe aktivistë të tjerë të partisë.
Janë bërë dy javë pa një ditë prej kur partia më e madhe opozitare nisi aktivitetet, teksa përgjatë këtyre ditëve aktivitetit iu bashkuan profile të ndryshme të shoqërisë, përfshirë edhe partinë Aleanca.
Kërkesat e partisë vijojnë të jenë të njëjta: konstituimi i Kuvendit dhe vijimi i procesit të formimit të institucioneve.
Pas aktivitetit para Qeverisë, PDK-ja do të shkojë edhe në Kuvend.






