Zyrtarët e lartë e këtyre dy partive kanë bërë me dije se nuk parapëlqejnë të jenë pjesë e një qeverie në të cilën kryeministri nuk është i tyre.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo parti nuk do të duhej të hynte në një qeveri, nëse kryeministri nuk është i kësaj partie.
“PDK-ja nuk do të duhej të hynte në qeveri, nëse nuk e ka kryeministrin”, ka thënë Hoxhaj gjatë një interviste në emisionin “Prime Time” të RTK-së.
Megjithatë, ai është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve.
“Ne nuk e marrin qeverinë për të recitua vjersha, apo për të treguar se si bota është e padrejtë ndaj neve, por ne e marrin qeverinë për të pasur rezultate konkrete. Dhe unë jam i sigurt se qeverinë e ardhshme do ta udhëheq PDK-ja”, ka thënë Hoxhaj.
As deputeti i LDK-së nuk preferon që partia e tij në hyn në një qeveri që kryeministri i takojë një partie tjetër
Në një intervistë në “Rubikon” të Klan Kosovës, ai ka thënë se nëse LDK-ja nuk i fiton zgjedhjet, kjo parti duhet të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.
“Ne jemi duke punuar për t’i fituar këto zgjedhje. Nëse marrim besimin e qytetarëve, ne duhet të udhëheqim me qeverinë e Kosovës, e mandej koalicionet eventuale që mund të bëhen është çështje tjetër. Duhet të ndërtojmë koalicione të qëndrueshme dhe të përafërta me programin e LDK-së. Kjo pra nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet. Nëse nuk i fiton zgjedhjet, LDK-ja duhet të mbetet në opozitë”, është shprehur Hoti.
Ish-kryeministri i Kosovës është shprehur i bindur që partia e tij do ta rikthej besimin e qytetarëve.
Ai ka bërë me dije se kjo do të vërtetohet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Unë jam i bindur se do të na kthehet besimi, sepse nuk ka si të ndodhë ndryshe. Jemi duke punuar në atë drejtim. Besoj se në këto 3-4 vite në opozitë, mund të ketë vërejtje elektorati ynë se sa kemi qenë aktivë në të bërit opozitë, por jemi munduar që të bëjmë një opozitë të strukturuar, të argumentuar duke mbrojtur interesat shtetërorë. Unë besoj që potenciali i LDK-së për të bërë opozitë është dukshëm më i madh sesa që kemi bërë opozitë deri tash”, është shprehur Hoti.
PDK-ja dhe LDK-ja nuk kanë pranuar të bëjnë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike.
Të dy partitë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e reja, duke mobilizuar strukturat e tyre në terren.
Liderët e PDK-së dhe LDK-së janë zotuar se listat e tyre zgjedhore do të jenë me kandidatë të dëshmuar.
Ata kanë bërë me dije se listat nuk do të përbehen vetëm nga zyrtarët partiak. Në këto lista, sipas tyre, do të përfshihen edhe profesionist të fushave të ndryshme nga shoqëria civile.
Zgjedhjet e reja do të mbahen më 9 shkurt të viti 2025.