PDK-ja dhe AAK-ja mblidhen para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

- Advertisement -

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur edhe këtë të enjte para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke vazhduar aksionin e nisur ditëve të fundit. Aksionit u janë bashkuar edhe deputet të Aleancës, ndërsa pjesë e tij janë bërë edhe asamblistë të PDK-së dhe drejtorë nga Komuna e Vushtrrisë.

Aktiviteti i PDK-së po zhvillohet në hyrje të ndërtesës së Qeverisë, ku deputetët po kërkojnë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të vazhdojë procesi i konstituimit të tij.

PDK-ja prej disa ditësh po qëndron në hyrje të objektit të Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve.

Aktiviteti i sotëm vjen në një ditë kur PDK-ja ka kërkuar edhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke i bërë thirrje kryesuesit Avni Dehari që seanca të mbahet sot në orën 11:00

Të ngjashme

Të fundit