Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit me një ekip të përgatitur, me përvojë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës.
PDK hyn në këtë garë me një listë të përbërë nga 110 personalitete nga fusha të ndryshme, të prirë nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.
Mbi 50 për qind e listës përbëhet nga kandidatë të rinj, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të reja.
PDK synon të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat e vendit dhe të sigurojë një përfaqësim të denjë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.







