12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

PDK e përkushtuar për themelimin e nëndegëve në të gjitha kantonet e Zvicrës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh drejtor i Departamentit të Diasporës në PDK, Elmi Reçica, mbajti mbledhje virtuale me anëtarët e Këshillit për organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Zvicër, me qëllim të organizimit të mëtejmë dhe krijimin e nëndegëve të reja në disa kantone të këtij shteti mik.

Z. Reçica ka theksuar se gjithashtu u diskutua për përfshirjen e të rinjve, të rejave dhe grave në strukturat drejtuese të PDK-së në Zvicër.

Postimi i z. Reçica në rrjetin social:

Së bashku me anëtarët e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për Zvicër, dje patëm një mbledhje virtuale, me ç’rast diskutuam për konkretizimin e themelimit të Degës së PDK-së në Zvicër, formimin e disa nëndegëve të PDK-së në Kantonet e Saint Gallen, Ticinos, Bernit, Solloturnit dhe të Kantoneve tjera. Gjithashtu, diskutuam për përfshirjen e të rinjve, të rejave dhe grave në strukturat drejtuese të PDK-së.

Me punë, angazhim dhe bashkëpunim, padyshim se do të arrijmë sukses në shtrirjen e PDK-së në të gjitha Kantonet e Zvicrës!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=554450489372646&id=100044230999664

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit