19.2 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Pasuria mbi 10 mln euro e Besit dhe Xhensilës, ia kalojnë Metës e Monikës – a do nis prokuroria hetimet?

- Advertisement -

Besi vinte nga Bubqi në Tiranë me çizme, ndërsa Xhensila, një vajzë qyteti, po kalonte një adolëshencë të vështirë, e rritur ‘jetime’, pasi babai i kishte braktisur prej një skandali që e ëma kishte bërë.

Nuk është turp të hash byrek, të dalësh me çizme nga fshati dhe as të marrësh 2 mijë lekësha borxh, madje as të lypësh.

Por, me një rrogë aktori nuk mund të bëhesh i pasur dhe as oligark, ashtu siç nuk u bë i pasur Robert Ndrenika apo Agron Llalaj, të cilët kanë një jetë në aktrim.

Me koncerte gjithashtu nuk mund të bëhesh e pasur, aq më tepër me vila dhe biznese miliona euro.

Sot, pasuria në emrin aktorit të humorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj është mbi 10 milionë euro, me burim të dyshimtë dhe të pajutifikuar me të ardhurat e ligjshme të çifit.

Po flasim për një pasuri dhe investime që mund të verifikohen dhe dokumentohen lehtësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës ose SPAK-u, nëse do të nisë një hetim kryesisht.

Janë investime të bëra 2-3 vitet e fundit. Edhe një biznesmen i madh, me historik biznesi prej 3 dekadash, nuk investon dot miliona euro në një hark kaq të shkurtër kohor, vetëm nëse pastron para.

Prapaskena po risjellë edhe një herë prova, fakte dhe të dhëna lehtësisht të verifikueshme mbi pasurinë e çiftit Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, çift i cili thuhet se po ndahet.

Restorant e kompleks sportiv disa milionë euro

Në maj të vitit të kaluar Besart Kallaku ka regjistruar një biznes në Mëzez, Kashar, në krah të rrugës kryesore.

Biznesi në Kashar
Është një investim mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, kënde lojërash për fëmijë, një restorant, piceri etj, me emrin Burger Ija.

Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës. Në këtë rast, Bes Kallaku, biznesin e ka në emrin e tij, por i ka vendosur emrin e gjyshes.

Vetëm investimi për kuzhinën e këtij restoranti ka kushtuar mbi 400 mijë euro. Prapaskena ka të dhëna se përmes këtij biznesi, Bes Kallaku po pret fatura fiktive, duke rritur xhiron, me qëllim pastrimin e parave të pista.

Shtëpi 1 milionë euro te Liqeni i Thatë

Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Bëhet fjalë për katin e fundit të një pallati të ri, i përshtatur si shtëpi banimi.

Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.

Xhensilaklinikë 2 milionë euro

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.

Në të njëjtën zonë, çifti ka ble edhe shtëpinë e re, katin e fundit të një pallati.

Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.

Xhensila, palestër dhe disa shtëpi

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është pronare e një palestre në Sauk dhe e disa shtëpive në Tiranë.

Bëhet fjalë një investim tjetër disa milionë euro me para që nuk u dihet burimi.

Zonja Myrtezaj demostron luksin edhe tek veshjet e shtrenjta. Aksesorët dhe veshjet e këngëtares kushtojnë mijëra euro.

Besi, restorant peshku

Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash.

Aktoru i humori posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitha me burim të dyshimtë parash.

Çifti dy vila miliona euro

Me finalizimin e divorcit të shumëpërfolur, Besi dhe Xhensila pritet të ndajnë edhe dy vila në komplekset e oligarkëve, një në afërsi të Tiranës dhe tjetrën në Gjirin e Lalzit.

Vlera e tyre është disa milionë euro. Burimi e parave si gjithnjë mbetet mister.

Edhe nëse tashmë i kanë kaluar në emra të tjerë, prokuroria mund të sekuestrojë mjaftueshëm pamje filmike ku Besi dhe Xhensila shfaqen në vilat e tyre.

Vetëm nga këto pamje duket arredimi, i cili deri diku tregon edhe vlerën e vilave.

Për shembull, për vilën e Bes Kallakut në Gjirin e Lalzit, ftojmë Prokurorinë e Tiranës të sekuestrojë dhe këqyrë pamjet e emisionit ‘E diela shqiptare – Për drekë me mua’ (22 prill 2018).

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh me vilën e Ilir Metës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Një pyetje e thjeshtë që buron nga deviza ndiq paranë: Cili është burimi i kësaj pasurie me vlerë mbi 10 milionë euro?

Sa janë të ardhurat e ligjshme, si kreditë, pagat, divident etj., në raport me vlerën e pasurive?

Pse fle gjumë Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave?

A do nisë Prokuroria hetimet kryesisht?

A duhet që Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj të hetohen nga SPAK-u, si lidhje e fortë e Ilir Metës?/prapaskena.com

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit