Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka paralajmëruar rikthimin e tij në skenën muzikore pas një kohe të gjatë mungese.
Përmes rrjeteve sociale, ai ka ndarë me ndjekësit disa sekuenca nga kënga e re, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.
Në këto pamje, Fero shihet duke performuar vargje që përmbajnë ofendime ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, me të cilën është ndarë mes shumë polemikave publike.
Kujtojmë se Fero u tërhoq nga muzika me arsyetimin se do t’i përkushtohej plotësisht fesë islame, duke deklaruar në atë kohë se kishte lënë pas jetën artistike për të ndjekur rrugën e besimit. Madje, për një periudhë të gjatë, ai postonte rregullisht përmbajtje me përmbajtje fetare në platformat e tij online.

Megjithatë, pas njoftimit për rikthimin në muzikë, vërehet se të gjitha postimet e tij të mëparshme që lidhen me fenë janë fshirë nga rrjetet sociale, duke lënë hapur pyetjen për ndryshimin e papritur në qëndrimet e reperit.
Ky rikthim ka ngjallur reagime të shumta në publik, veçanërisht për faktin se përmbajtja e këngës së paralajmëruar përfshin sulme personale ndaj një figure tjetër publike si Arbenita.
Ndjekësit mbeten kuriozë për të parë nëse ky rikthim do të shënojë një fazë të re të karrierës së Feros apo vetëm një tentativë për të provokuar vëmendje në rrjet. /Telegrafi/