Dua Lipa shfaqet në natën e parë të “Sunny Hill Festival”

- Advertisement -

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, shfaqet në natën e parë të “Sunny Hill Festival”.

Ky festival ka hapur dyert në Bërnicë të Prishtinës, duke mbledhur mijëra vizitorë nga Kosova dhe bota.

Në skenën e festivalit këtë vit performojnë emra të mëdhenj si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi.

Përveç muzikës, festivali vazhdon të promovojë Kosovën si destinacion kulturor e turistik, duke ndikuar në ekonomi dhe duke rritur interesimin e vizitorëve ndërkombëtarë.

Të ngjashme

Të fundit