Abdixhiku i ekzaltuar me ato pak vota dallim që e lanë në krye të LDK-së, publikon edhe video nga momenti kur u kumtua kjo

- Advertisement -

Rreth 18 është numri i votave që e shpëtuan mbrëmë Lumir Abdixhikun duke e lënë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm që u thirr për shkarkimin e tij.

Abdixhiku duket të jetë ekzaltuar nga kjo, ku ka vazhduar gjatë gjithë ditës me postime në lidhje me këtë çështje.

Së fundi, ai ka publikuar edhe një video me momente përgjatë punimeve të Kuvendit, si dhe me atë kur kumtohet se i ka marrë votat e nevojshme për të qëndruar në pozitën e kryetarit.

“Shtëpi e demokracisë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit