27 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Pasi doli fotografia me Vuçiq, zëdhënësi i Kurtit e paralajmëron vizitën në SHBA

- Advertisement -

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se këtë muaj, kryeministri Albin Kurti do t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë njoftim e bëri, pasi fotografia e Kurtit me Vuçiqin mori një mal me reagime nga përdoruesit e Facebook-ut.

“Takimet e kryeministrit Kurti në më pak se gjashtë muaj. E muaji maj do të jetë me përplot takime tjera të rëndësishme. Vazhdojmë nesër me ministren gjermane të Mbrojtjes, e pastaj me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Kryeziu në Facebook, duke ia bashkangjitur disa fotografi nga takimet e Kurtit.

Ndryshe, përdoruesit e rrjeteve sociale, i kanë kujtuar Kurtit momente të ndryshme nga historia e tij opozitare, kur kundërshtonte dialogun Kosovë-Serbi dhe i sulmonte pjesëmarrësit e palës kosovare me etiketa të ndryshme.

Takimet e kryeministrit Kurti në më pak se gjashtë muaj 🇩🇪 🇺🇲 🇬🇧 🇪🇺 🇦🇹 🇬🇷 🇸🇯 🇪🇪 🇱🇻 🇭🇷 🇧🇬 🇲🇰E muaji maj do të jetë me…

Posted by Perparim Kryeziu on Wednesday, May 4, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit