Reagimet pas publikimit të disa videove intime nga studioja e kompozitorit Adrian Hila kanë nxitur diskutime të shumta në publik.
Në mesin e personazheve që kanë reaguar për zhvillimet e fundit është edhe këngëtarja Vesa Smolica.
Ajo ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, duke shkruar: “Pash Zotin, mos e përdorni më atë shprehjen: ‘E ka yllin n’ballë, e ka mrritë!’ (Po tingëlloni qesharak). Kaq kisha!”, shkruan “Kosovarja”.
Reagimi i artistes është bërë në kontekstin e diskutimeve që kanë pasuar publikimin e videove dhe komenteve të shumta publike rreth kësaj çështjeje.







