Këngëtarja Argjentina Ramosaj, e cila prej vitesh nuk është aktive në skenën muzikore, ka ndarë një fotografi të re në rrjetet sociale.
Në imazhin e publikuar, ajo shfaqet pranë bashkëshortit të saj.
Fotografia ka një atmosferë vjeshtore, ndërsa këngëtarja duket e ëmbël në krahët e të shoqit.
Publikimi vjen pas një periudhe të gjatë pa shumë paraqitje publike nga ana e saj, shkruan “Kosovarja”.
Argjentina ka qenë më pak e pranishme në jetën publike vitet e fundit, duke u fokusuar në jetën e saj personale. Megjithatë, ajo vazhdon të ndajë herë pas here momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj.






