Policia e Kosovës, ka dhënë statistikat për veprat penale që janë regjistruar në rajonin e Ferizajt, në muajin tetor.
Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë këtij muajit janë regjistruar 38 raste të dhunës në familje, 21 raste të kanosjes, 31 raste të vjedhjes e 35 raste të lëndimit të lehtë trupor.
Në të dhënat e policisë, njoftohet edhe se, rastet e dhunës në familje janë dyfishuar krahasuar me ato të muajit tetor të vitit të kaluar, ku nga 19 raste tani janë regjistruar 38.







