Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, me fillim nga ora 10:00, seancën konstituive të legjislaturës së re.
Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin:
Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve;
Betimin e deputetëve;
Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;
Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës dhe pritet të jetë vendimtare për konstituimin e legjislaturës së XI-të






