7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Pas një takimi, Rangnick në dijeni që 17 lojtarë nuk janë të lumtur në skuadër

- Advertisement -

Trajneri Ralf Rangnick është në dijeni që 17 futbollistë janë të palumtur në skuadër pas një takimi në skuadër.

“Djajtë e Kuq” kanë pasur një sezon të vështirë, fillimisht shkarkun Ole Gunnar Solskjaer shkaku i rezultateve të dobëta, derisa edhe Rangnick është përgjigjur në mënyrën e njëjtë duke pësuar humbje nga Wolves,

Skuadra e Man United duket që është lodhur nga situatë me 11 lojtarë që janë duke kërkuar largimin nga “Old Trafford”.

Tani, “Daily Mail” raporton se problemet janë më të mëdha ngase 17 lojtarë nuk janë të lumtur me situatën momentale, ku shumica dëshiron largimin në afatin kalimtar dimëror.

Ndër lojtarët që duan të largohen janë edhe Paul Pogba dhe Jesse Lingard, që i skadon kontrata në verë, derisa nuk janë të hapur për rinovim.

Anthony Martial gjithashtu dëshiron largimin këtë muaj, derisa Juan Mata është duke shikuar për mundësinë që të kalojë në Spanjë ose MLS gjatë janarit.

Edinson Cavanit nuk i është lejuar mundësia e largimit, pavarësisht që kërkohet nga disa skuadra, ndër to edhe Barcelona.

Donny van de Beek, Dean Henderson dhe Eric Bailly janë të palumtur me minutazhën momentale, derisa të hapur nëse do kenë ndonjë ofertë.

Phil Jones që ishte titullar për herë të parë pas dy viteve ndaj Wolves, gjithashtu dëshiron të luaj rregullisht, derisa Nemanja Matic, Fred dhe Diogo Dalot që kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës, janë duke shikuar opsionet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit