8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Pas Mozzik, Elvana Gjata ka gati një bashkëpunim me dy reperët e njohur

- Advertisement -

Mozzik dhe Elvana Gjata konfirmuan ditën e djeshme bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Aludimet kanë nisur që vitin e kaluar për shkak të një komenti të Mozzik në foton e Elvanës në Instagram. Megjithatë, kënga e titulluar “S’ka” ështe gati e do të publikohet së shpejti.

Por, Elvana s’paska ndërmend të ndalet me kaq.

Ajo pritet të vijë me një tjetër duet me ikonat e repit shqiptar. Bëhet fjalë për Lyrical Son dhe MC Kreshën. Ishte Lyrical, i cili ndau lajmin me nisjen e Vitit të Ri. Përmes një videoje në Instagram, ai zbuloi se do të sjellë me 12 Janar, albumin e paralajmëruar prej kohësh.

Midis tyre, edhe një duet me Elvanën, me titull “Stuhi mbi oqean”.

Nuk mund ta niste këngëtarja më mirë se kaq 2022-shin, ndaj ne mezi po presim…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit