15.7 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Fjoralba Ponari tregon momentin e sikletshëm në skenën e “Portokalli” dhe mënyrën më epike për ta kaluar (Video)

- Advertisement -

Siç është traditë, natën e ndërrimit të viteve, në ekranin e “Top Channel” u transmetua “Portokalli” në moderimin e Fjoralba Ponarit dhe Salsano Rrapit.

Mirëpo krahas skeçeve, humorit, muzikës e momenteve të bukura, ka patur dhe “incidente”. Këtë e ka treguar vetë moderatorja, pasi ia kanë vënë në dukje ndjekësit.

Në një bisedë me ta në Instagram ajo shpjegoi çfarë ka ndodhur duke publikuar edhe videon e sikletshme, për ata që nuk e kishin kuptuar situatën.about:blank

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan Fjoralba.

Në video moederatorja shihet e sikletosur teksa mban me dorë fustanin që mos i dalë gjoksi zbuluar. Ndërsa Salsano që e kuptoi situatën, nisi ta ngacmojë dhe për ta kaluar sikletin me një batutë Fjoralba shprehet: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

Epo, duket se dhe vetë ajo i merr me sportivitet këto situata, nuk e ka aspak problem t’i ndajë edhe në rrjetet sociale. Gjithsesi duhet thënë: E ka përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme, si dhe na shkriu së qeshuri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit