Mozzik dhe Elvana Gjata konfirmuan ditën e djeshme bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Aludimet kanë nisur që vitin e kaluar për shkak të një komenti të Mozzik në foton e Elvanës në Instagram. Megjithatë, kënga e titulluar “S’ka” ështe gati e do të publikohet së shpejti.
Por, Elvana s’paska ndërmend të ndalet me kaq.
Ajo pritet të vijë me një tjetër duet me ikonat e repit shqiptar. Bëhet fjalë për Lyrical Son dhe MC Kreshën. Ishte Lyrical, i cili ndau lajmin me nisjen e Vitit të Ri. Përmes një videoje në Instagram, ai zbuloi se do të sjellë me 12 Janar, albumin e paralajmëruar prej kohësh.
Midis tyre, edhe një duet me Elvanën, me titull “Stuhi mbi oqean”.
Nuk mund ta niste këngëtarja më mirë se kaq 2022-shin, ndaj ne mezi po presim…