Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me “pseudogazetarin” që e quajti Osmanin “frizerkë”

- Advertisement -

Gjatë një tubimi të mbajtur javën e kaluar në Ferizaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, përdori termin “frizerkë”, duke nxitur reagime të shumta në opinion, pasi u interpretua si aludim ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, militanti i Vetëvendosjes, Valton Hasani, dëgjohej duke thënë: “Tash me të shtatin na i pensionojmë. Me të tetin një lokal e gjejnë diku në qytet, na vyn me çelë një lokal sallon të ondulimit për frizerkat që i pensionojna”.

Pas reagimeve, Konjufca tentoi të sqarojë deklaratën, duke thënë se “një pseudogazetar e ndërpreu dhe përdori termin “frizerkë”, transmeton Klankosova.tv.

Por, në krah të tij së fundmi është shfaqur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Gazetari Shkumbin Kajtazi shpërndau një video të “pseudogazetarit” i cili shfaq Kurtin në videon e tij gjatë tubimit në Zvicër.

“Qe me nje potez, Albin Kurti e nxjerr ne rren Glauk Konjufcen, pa trohe meshire. Glauku menxi u arsyetu tuj e ba militantin “pseudogazetar”, u çu Albini ia paloi tuj nejt krah per krah me to”, ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme

Të fundit